Elbasani mposht në paraeliminatore Fierin!
Basketbolli ka nisur dje edicionin 2024-2025 me kompeticionin e parë, Kupën e FSHB-së, një aktivitet kolaudues për ekipet në prag të kampionateve kombëtare.
Federata Shqiptare e Basketbollit ka zgjedhur Elbasanin këtë vit si vend pritës, me ndeshjet që do të luhen në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Kështu dje ishte radha e sfidës hapëse, teksa u zhvillua përballja paraeliminatore te meshkujt, ndërmjet Elbasanit dhe Fierit.
Vendësit triumfuan me rezultatin 77-73 (16-16, 19-14, 24-15, 18-28), duke e bërë diferencën në periodën e dytë dhe të tretë, për t’i rezistuar ofensivës fierake në çerekun e fundit..