Mitrovicasit bindës në Gjakovë

Basketboll

Mitrovicasit bindës në Gjakovë

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:32
Trepça

Kampionia e Kosovës, Trepça ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe duke mundur Vëllaznimin në Gjakovë me shifrat 65:87 (13:15, 10:30, 21:23, 21:19), në javën e tretë të ProCredit Superligës.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, që përfundoi 10:30 dhe kjo ishte e mjaftueshme për mitrovicasit, që të ruajnë epërsinë deri në fund dhe të shënojnë fitoren e dytë në dy përballje.

“Xehetarët” kontrolluan lojën dhe me meritë fituan, duke u duartrokitur edhe nga tifozët vendas.

‘Xehetarët’ kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse kuqezinjtë një fitore e dy humbje.

Më i miri te vendasit ishte Shizz Levan Alston me 17 pikë, kurse te mysafirët u dalluan Desmond Cambridge Jr me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 14 pikë, katër kërcime e katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat