LeBron James realizon ëndrrën, nis përgatitjet e sezonit të ri me të birin

Basketboll

LeBron James realizon ëndrrën, nis përgatitjet e sezonit të ri me të birin

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 11:08
LeBron James me të birin

Në dhjetor mbush 40 vjeç dhe tani po përgatitet për të nisur sezonin numër 22 në NBA. LeBron James nuk njeh kufij dhe në këtë sezon pret që të realizojë ëndrrën e tij më të madhe. “Mbreti” është prezantuar në ditën e medies së bashku me djalin e tij të madh Broni James.

“Më kuptoni, nëse je baba në moshën time të një djali të moshës së Bronit duhet ta dini se komunikimi është i vështirë.

Puna ime më detyron të jem shumë kohë larg shtëpisë ndërsa djemtë në moshën e tij zbresin në kuzhinë për të ngrënë dhe më pas largohen në dhomën e tyre për të parë televizor ose luajtur me kompiuter.

Realiteti i ri për mua është një kënaqësi e madhe pasi do të shkoj në punë çdo ditë së bashku me djalin tim”, tha LeBron James.

Siç dihet Broni Xhejms do të jetë pjesë e Lakers këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat