Në dhjetor mbush 40 vjeç dhe tani po përgatitet për të nisur sezonin numër 22 në NBA. LeBron James nuk njeh kufij dhe në këtë sezon pret që të realizojë ëndrrën e tij më të madhe. “Mbreti” është prezantuar në ditën e medies së bashku me djalin e tij të madh Broni James.
“Më kuptoni, nëse je baba në moshën time të një djali të moshës së Bronit duhet ta dini se komunikimi është i vështirë.
Puna ime më detyron të jem shumë kohë larg shtëpisë ndërsa djemtë në moshën e tij zbresin në kuzhinë për të ngrënë dhe më pas largohen në dhomën e tyre për të parë televizor ose luajtur me kompiuter.
Realiteti i ri për mua është një kënaqësi e madhe pasi do të shkoj në punë çdo ditë së bashku me djalin tim”, tha LeBron James.
Siç dihet Broni Xhejms do të jetë pjesë e Lakers këtë sezon.