Sezoni i rikthimeve të mëdha

Basketboll

Sezoni i rikthimeve të mëdha

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 19:54
Pamje nga një ndeshje

Euroliga, kompeticioni elit europian i basketbollit për meshkuj, pritet të nisë këtë mesjavë dhe sërish do të jetë një e drejtë ekskluzive e Radio Televizionit Shqiptar, një trasmetim që ka nisur që në sezonin 2014-2015.

Do të jetë sezoni i rikthimeve të mëdha teksa disa lojtarë të njohur evropianë kanë vendosur të lënë NBA-në e të kthehen në kontinentin e vjetër.

Emri më i spikatur është Evan Fournier, francezi i cili prej vitesh luan me kombëtaren franceze dhe që së fundmi u aktivizua me Neë York  ka vendosur të luajë për 3 vitet e ardhshme me Olimpiakos. Si ai ka dhe rikthime të tjera, si turqit Cedi Osman dhe Furkan Korkmaz, më tej Marjanovic, Nëora, Pokusevski etj.

Skuadrat greke priten sërish të jenë pretendentë kryesorë në bazë të përforcimeve të kësaj vere. Real e Barça vijojnë betejën mes tyre por dhe me githë Evuropën. Gjithashtu, merkato të rëndë në shifra kanë patur edhe klubet turke si gjithmonë, ndërsa me interes pritet skuadra e Parisit që debuton në Euroligë dhe Monaco që është ndër klubet me investimet më të mëdha.

Në Mynih, Bajerni do të presë këtë javë hapëse Realin, jo rastësisht është zgjedhur kjo ndeshje teksa klubi bavarez përuron pallatin e ri të sportit “SAP Arena” prej 12.500 vendesh që ka kushtuar 110 milionë euro.

Ndërkohë në RTSH do të jenë çdo javë 2 ndeshje në trasmetim dhe në këtë raund të parë do të transmetohet Bajern-Real Madrid të enjten në orën 20:45 dhe të premten derbi i Ballkanit, Fenrbahçe-Olimpiakos në 19:30..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat