Në një ndeshje mjaft interesante, Peja ka shënuar fitore ndaj Borës me shifrat 93:98 (24:30, 14:24, 25:20, 30:24), në javën e tretë të ProCredit Superligës.
Mysafirët ishin më të mirë në pjesën e parë, duke e fituar çerekun e parë 24:30, derisa të dytin 14:24, për të shkuar në pushim me shifrat 38:54.
Por, asgjë nuk kishte përfunduar, pasi skuadra prishtinase fillon të rikthehet, duke afruar shifrat në miminalisht një pikë, 92:93, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Peja triumfoi 93:98.
Te Bora u dalluan Alex Aveion Lomax me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Ardarryl Clay Jr me 20 pikë e pesë asistime, kurse te Peja më i miri ishte Darnell Cowart me 25 pikë e tetë kërcime.
Peja ka një fitore e një humbje, kurse Bora tri humbje.