Finalet në kryeqytet dhe Fier

Basketboll

Finalet në kryeqytet dhe Fier

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Me përfundimin e Kupës së FSHB-së, që pa Tiranën të triumfonte si te meshkujt gjithashtu edhe te femrat, basketbolli shqiptar do të zhvillojë aktivitetin e dytë sezonal, Superkupën. Federata Shqiptare e Basketbollit ka zbardhur edhe axhendën e finaleve, takime që do të mbahen javën e ardhshme.

Fillimisht më 7 tetor do të luhet finalja e meshkujve që do të vendosë përballë Besëlidhjen si kampione dhe Tiranën si mbajtëse të kupës, ndeshje që do të zhvillohet në orën 19:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Lezhjanët dhe kryeqytetasit u përballën të dielën në Kupën e FSHB-së, me bardheblutë që triumfuan pas kohës shtesë. Tirana është mbajtëse në fuqi dhe rekordmene e Superkupës me 9 triumfe në këtë kompeticion.

Për sa i përket finales së femrave, ajo do të luhet më 8 tetor në orën 18:00 në Fier, sfidë ku do të përballen Tirana si fituese e titullit dhe Flamurtari që triumfoi në Kupë.

Ekipe që vijnë pas finales së Kupës së FSHB-së, me vajzat bardheblu që dominuan tërësisht në parket. Në edicionin e fundit të Superkupë triumfonte Partizani, ndërsa Flamurtari mban rekordin me 14 suksese në këtë aktivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat