Elektra Zykaj përshëndetet nga loja aktive pas 20 viteve 

Basketboll

Elektra Zykaj përshëndetet nga loja aktive pas 20 viteve 

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2024 Në ora: 22:19
Elektra Zykaj

Basketbollistja Elektra Zykaj mori vendimin më të rëndë në karrierën e saj. 

Ajo pas 20 viteve i thotë lamtumirë lojës aktive si basketbolliste.

Elektra ka luajtur me sukses për KBF Prishtinën.

“I dashur basketboll faleminderit qe ke qenë me mua këto 20 vjet, jam rritur më ke mësuar më ke dhënë disiplinën e më ke bëre një vajzë, një lojtare, një grua e një nënë të fortë. Faleminderit çdo personi që ka qenë pjesë e rrugëtimit tim qe në moshën 15 vjeçare e deri në fund të karrierës time.

Falënderoj si trajner si lojtare si shoqe të cilët jam rritur. Faleminderit ekipit te Tiranës ku jam rrit ekipit të Flamurtarit, që jam bëre lojtare ekipit te Partizanit dhe ekipin e Prishtinës.

Njeriu i cili me ka mbështetur më shumë e ka qenë shumë pranë meje në çdo vendim timin është babi im e di që ka qenë i lumtur që kam qenë në vendin tim të lindjes për 6 vjet e kam luajtur për fanellën e Flamurtarit”, ka shkruar mes të tjera Zykaj në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat