Basketbollisti amerikan Darin Govens, nga sot zyrtarisht është basketbollist i ri i skuadrës së Ligës së Parë në Maqedoni, “TFT”.
Ndërkohë informatat e fundit thonë se ish anëtari i skuadrave të Nizhni Novgorod, Çolet, Limonzh dhe Nansi, do të jetë pjesë e ekipit për tre vitet e ardhshme dhe gjithashtu pjesë e Bordit Drejtues me pronësimin e 25 për qind të aksioneve.
“Darin Govens është një lojtar i ri dhe bashkëpronar në “TFT”. Ai do të qëndrojë në “TFT” për tre sezonet e ardhshme dhe duhet të jetë një përforcim i madh për projektin e ri ambicioz. Së bashku me Govens, një grup investimi i drejtuar prej tij hyri në “TFT”, i cili u bë pronar i 25% të aksioneve të klubit.
Govens do të jetë anëtar i Bordit Drejtues të “TFT”, president i të cilit është bashkëlojtari dhe kapiteni i ekipit Edis Nuri”, thuhet në deklaratën e “TFT”.
Në hapje të sezonit të ri, skuadra e “TFT” përballet me skuadrën e Kumanovës.