Gabon Kampaco, fiton Bayerni

Basketboll

Gabon Kampaco, fiton Bayerni

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:12
Pamje nga ndeshja

Euroliga që në javën e parë sjell emocione të mëdha.

Euroliga e Basketbollit të meshkujve, ka dhënë emocione të mëdha që në javën e parë. Bayern Munih – Real Madrid një sfidë me shumë emocione, por dhe me gafa nga ato lojtarë, të cilët konsiderohen yje të basketbollit europian dhe botëror.

Kampaco në fundin e lojës, i ndëshkuar me teknik përjashtimi për protesta, i heq të drejtën e suksesit Real Madrid, që në fakt në periodën e katërt është munduar të përmbys gjithçka.

Deri në fund të periodës së parë e të dytë gjithçka ka qenë e ekuilibruar. 26-29 për Real Madrid perioda e parë dhe 26-22 e dyta për skuadrën vendëse, e cila në pushim ka kryesuar 52-51.

Real Madrid përmbys për momentin në periodën e tretë, që e fiton 12-22 dhe thellon në 64-73. 75-77 dhe më një avantazh të pjesshëm 13-0, Bajern Mynih ka përmbysur në 88-77.

Por spanjollët nuk dorëzohen, ndërsa në 8 sekondat e fundit ishin gati-gati në përmbysje, 92-89. Mirëpo gabon Kampaco e në fund suksesi i buzëqesh gjermanëve, 97-89. Napier për gjermanët e Kampaco, përtej gabimit të spanjollit në fund, ishin lojtarët më të mirë të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat