Zhgënjejnë Real Madrid e Barcelona

Basketboll

Zhgënjejnë Real Madrid e Barcelona

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 14:00
Pamje ngga ndeshja

Ka startuar sezoni i ri sportiv 2024-2025 në Euroleague, teksa janë luajtur ndeshjet e raundit të parë. Javë ku surprizat nuk kanë munguar, sidomos te skuadrat spanjolle, që kanë humbur.

Kështu, Real Madrid u mund 97-89 ndaj Bayern Munich, ndërsa Barcelona u mposht 74-67 në fushën e Zalgiris. Java e parë ishte zhgënjyese edhe për ekipet italiane, që gjithashtu humbën.

Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe skuadra kampione e Panathinaikos, që mundi 87-77 Alba Berlin. Fitojnë ehe ekipet turke të Anadolu Efes e Fenerbahce, që e nisin mbarë sezonin.

Euroleague – Java e parë

Alba Berlin – Panathinaikos, 77-87

Monaco – Olympia Milano, 93-80

Zalgiris Kaunas – Barcelona, 74-67

Baskonia Gasteiz – Partizan Beograd, 88-82

Bayern Munich – Real Madrid, 97-89

Maccabi Tel Aviv – Villeurbanne, 89-82

Fenerbahce – Olympiacos, 82-71

Paris Basket – Crvena Zvezda, 77-80

Virtus Bologna – Anadolu Efes, 67-76

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat