Përmbyllja e Javës Evropiane të Sportit

Basketboll

Përmbyllja e Javës Evropiane të Sportit

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 12:42
Foto e përbashkët

Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmbylli me sukses Javën Evropiane të Sportit me një event të veçantë të basketbollit 3x3.

Nga 23 deri më 30 shtator, aktivitete të ndryshme sportive u zhvilluan për të promovuar një jetë aktive dhe të shëndetshme.

Ngjarja përmbyllëse e basketbollit 3x3 u dha fëmijëve nga shkollat e basketbollit mundësinë të shfaqin talentin e tyre në fushë, duke treguar pasionin dhe aftësitë e zhvilluara në këtë sport.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu kënaqësinë të ndjekin performancat e disa prej figurave më të njohura të basketbollit kosovar, përfshirë Edmond Azemin, Irma Konjushën, Fisnik Junikun, Teuta Abdullahun, Granit Makollin, si dhe Iber Alaj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat