“Minatori” i stërmbushur, Prishtina me epërsi dyshifrore në çerekun e parë

Basketboll

“Minatori” i stërmbushur, Prishtina me epërsi dyshifrore në çerekun e parë

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Ka përfunduar çereku i parë në klasiken basketbollistike kosovare, ndërmjet kampionëve aktual dhe klubit më të trofeshëm në vend.

Prishtina po avancon me 11 pikë ndaj Trepçës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Rezultati pas 10 minutave është me rezultat 15 : 25.

Ky duel është i vlefshëm për javën e katërt të Procredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Megjithatë, kryeqytetasit janë në një seri të keqe në përballjet me “Torcidën”, pasi në 13 ballafaqimet e fundit nuk kanë arritur ta fitojnë asnjë.

Deri tani në edicionin 2024/25, të dyja këto skuadra kanë nga dy fitore e një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat