Dita e Trepçës

Basketboll

Dita e Trepçës

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 17:45
Pamje nga një ndeshje

Rrugëtimi i Trepçës në këtë edicion të FIBA Europe Cup, fillon sonte.

Mitrovicasit ndodhen në Grupin H, ku do të kenë përballje mjaft të forta. Në këtë grup garojnë MHP Riesen Ludwigsburg e Gjermanisë, JDA Bourgogne Dijon e Francës dhe Caledonia Gladiators e Skocisë.

Kampionët e Kosovës ndeshjen e parë do ta kenë ndaj JDA Bourgogne Dijon, që zhvillohet të mërkurën (sot) nga ora 20:00.

Më pas do të kenë tri ndeshje si vendas: MHP Riesen Ludwigsburg më 16 tetor, Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor.

Më 5 nëntor do të ndeshen me MHP Riesen Ludwigsburg dhe takimi i fundit është kundër Caledonia Gladiators më 13 nëntor.

Ky është edicioni i dytë radhazi që kampionët e Kosovës do të marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat