Përfundon rrugëtimi ynë në pjesëmarrjen e parë në eFIBA

Basketboll

Përfundon rrugëtimi ynë në pjesëmarrjen e parë në eFIBA

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 13:03
Rezultati

Kosova bëri edhe një hap tjetër të madh në afirmimin e basketbollit në vend duke marrë pjesë për herë të parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror në eSports Basketball, eFIBA, që këtë vit organizohet për herë të tretë. Përvoja që kemi marrë në këtë garë, sigurisht që do të na kontribuoj në të ardhmen për të kërkuar suksese të vazhdueshme!

Një falënderim i veçantë shkon për lojtarët e ekipit tonë për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar gjatë kësaj kohe: Arion Balluku, Ardit Zeka, Fis Jashari, Miran Xheladini, Musa Baruti dhe Petrit Paqarizi.

Faleminderit të gjithë adhuruesve të basketbollit dhe eSports që kanë përkrahur Kosovën gjatë gjithë pjesëmarrjes tonë në këtë Kampionat Botëror.

Federata e Esports e Kosovës është partner i FBK-së në këtë projekt.

Rezultatet

Kosova-Britania e Madhe 94:145

Kosova-Italia 84:173

Suedia-Kosova 162:84

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat