FBK shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave me aktivitetin “Her World, Her Rules”

Basketboll

FBK shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave me aktivitetin “Her World, Her Rules”

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 16:00
Pamje

Federata e Basketbollit të Kosovës më 11 tetor (e premte) organizoi aktivitetin e radhës në kuadër të kampanjës së FIBA-s “Her World, Her Rules” (HWHR) .

Ky event u mbajt pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave , një nga synimet e FBK-së për të përfshirë më shumë vajza në basketboll .

Ngjarja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë .

Në këtë aktivitet morën pjesë vajza nën moshën 15 vjeç nga shkollat fillore të Prishtinës, dhe ai u zhvillua në formën e një stërvitjeje argëtuese

Fëmijët u larguan shumë të kënaqur dhe theksuan rëndësinë e sportit, sidomos të basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat