Derbi i madh i takon Sigal Prishtinës

Basketboll

Derbi i madh i takon Sigal Prishtinës

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 19:48
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së pestë të ProCredit Superligës. Bardhekaltrit shënuan fitore ndaj Pejës me shifrat 78:67 (23:20, 20:17, 15:11, 20:19).

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 17:7, por verdhezinjtë u rikthyen dhe kjo pjesë përfundoi 23:20. Pejanët vazhduan me lojë të mirë për të bërë përmbysjen në 25:30, por vendasit sërish u rikthyen dhe pjesa e parë përfundoi 43:37.

Në pjesën e dytë, prishtinasit vetëm sa shtuan epërsinë dhe nuk rrezikuan fitoren, për të triumfuar në fund 78:67.

Më i miri te kryeqytetasit bindshëm ishte Damire Burns me 23 pikë e 22 kërcime, duke u ndihmuar nga Jalen Moore me 20 pikë e nëntë asistime, kurse te mysafirët Jasquez Yow kishte 11 pikë e 12 kërcime, Shahada Wels 18 pikë dhe Darnell Cowart 19 pikë.

Sigal Prishtina ka katër fitore e një humbje, ndërsa Peja dy fitore e tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat