Peja 03 triumfon në shtëpi ndaj Trepçës

Basketboll

Peja 03 triumfon në shtëpi ndaj Trepçës

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 23:04
Pamje nga një ndeshje

Peja 03 ka shënuar fitore të thellë ndaj Trepçës me rezultat 86:50 (28:11, 21:8, 20:13, 17:18) .

Ekipi vendas mori kontrollin e lojës që në fillim, duke dominuar çerekun e parë me një mbrojtje të fortë dhe sulme të shpejta. Peja vazhdoi të rrisë epërsinë në çdo çerek, duke mos i lënë hapësirë Trepçës të rikthehej në lojë.

Më të efektshmet për Pejën ishin Veronika Liubinets me 16 pikë, 18 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Brailyn Tate Joseph shkëlqeu me 39 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime.

Kjo ndeshje përmbylli xhiron e parë në Superligën Femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat