Milano nuk ia del në Pire

Basketboll

Milano nuk ia del në Pire

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 23:12
Pamje nga ndeshja

Java e dytë e Euroligës ka nisur me 7 ndeshje njëherësh ku një ndër to ishte edhe ajo mes Olimpiakos dhe Milanos e fituar nga skuadra greke me rezultatin 89:68.

Që në fillim Milano tregoi mos saktësi në gjuajtje dhe kjo e ndihmoi Olimpiakosin të krijonte një diferencë me dy shifra.

Falë një momenti të mirë, që dhuroi një 12-2, Milano triumfoi për pak kohë, por më pas u dorëzua.

Në periodën e dyte ishte më e ekuilibruar, por sërish me skuadrën nga Pireu në avantazh.

Ndërkohë që pas pushimit, Milano nisi të shënojë me anë të Rici-t me trepikësha dhe e uli diferencën deri në 4 pikë , por ky do të ishte vetem iluzion pasi Olimpiakos sistemoi gjithçka me anë te Vezenkov dhe Meksic dhe në periodën e katërt krijuan një avantazh fillimisht me 15 pikë dhe më tej me 20 pikë.

Pas dy ditësh Milano pret në shtëpi Zalgiris dhe Etore Mesina do e hedhë pas krahëve këtë humbje për të kërkuar fitoren në shtëpi, ndërsa Olimpiakos udhëton drejt Stambollit për tu përballur me Efes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat