Skuadra e Clippers nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjet e para sezonale basketbollistin Kawhi Leonard.
Du herë kampioni i NBA vuan nga një dëmtim me gjurin, që nga fundi i sezonit të kaluar.
Edhe pse situata është më e mirë se 5 muaj më parë, sërish basketbollisti nuk ka zhvilluar një fazë përgatitore të plotë. Ai ka evituar kontaktet fizike me lojtarët e tjerë dhe s’ka luajtur në asnjë miëqsore në këtë prag-kampionat.
Trajneri Ty Lye konfirmon mungesën e Leonard: “Kawhi po rikuperon nga një dëmtim në gjurin e djathtë, që është në trajtim mjekësor prej kohësh. Nuk ka marrë pjesë shumë në stërvitje, ndaj s’besoj se do të luajë në fillim”.
Objektivi i klubit është që Leonard të rikuperojë 100% fizikisht dhe të jetë gati për pjesën tjetër të sezonir. Tashmë 33 vjeç, ai është një nga yjet e NBA-së, duke u shpallur edhe dy herë MVP i finaleve dhe ka marrë pjesë 6 herë në “All Star Game”.