Ball rikuperon nga një dëmtim

Basketboll

Ball rikuperon nga një dëmtim

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 16:09
Pamje nga një ndeshje

Asnjë sportist elitar nuk kishte mundur më parë që të rikuperonte nga një dëmtim në gju si i Lonzo Ball.

Basketbollisti i Bulls u dëmtua 1006 ditë më parë në gjurin e majtë dhe tani është rikthyer edhe një herë në parket duke luajtur normalisht.

Ball iu nënshtrua tri operacioneve ku ndërhyri duke bërë transplant menisku dhe kërci. 

Natën e kaluar ai luajti një ndeshje miqësore me Bulls-at pas plot 2 vitesh, 9 muajsh dhe dy ditësh kur kishte luajtur të fundit.

“Nga ky dëmtim asnjë sportist elitar nuk ka mundur që të rikuperojë, unë dua që të jem i pari”, tha vetë Ball. Rikthimin në parket të lojtarit e festoi edhe trajneri i Bulls-ave. “Lonzo ishte gjenial. Sot lëvizi mjaft mirë, ai në fushë bën lëvizje, të cilat nuk i stresojnë gjurin”, tha Billi Donovan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat