Të shtunën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) lanson Projektin Alley Oop në partneritet me FIBA Evropën.
Turneu i parë do të jetë në Prishtinë, për të vazhduar më pas në qytetet tjera.
Shpërblimi për skuadrën fituese në çdo qytet do të jetë 300 Euro, ndërsa vitin e ardhshëm zhvillohet finalja mes fituesve të qyteteve të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Therandës.
Turneu zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të zhvillohet më 19 tetor, nga ora 12:00.