Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) nesër (e shtunë) do të lansojë Projektin Inovativ “Alley-OOP,” që ka për qëllim të popullarizojë dhe zgjerojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.
Projekti lansohet nga FBK në partneritet me FIBA Evropën.
Projekti do të nisë me shumë entuziazëm në Prishtinë, duke vazhduar me turne në qytetet e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Therandës.
“Alley-OOP” është një Program i FIBA Europe, që synon promovimin e basketbollit 3x3 në të gjitha qytetet e Kosovës.
Turneu i parë për konkurrencën e meshkujve në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të zhvillohet më 19 tetor, nga ora 12:00.
Në këtë turne do të marrin pjesë gjashtë ekipe të ndara në dy grupe, ku më pas zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.
Fituesi në Prishtinë do të fitojë 300 Euro. Shpërblimet e ngjashme do të jenë edhe në qytetet tjera.