Trajnerët nga Kosova në Kursin për Trajnerë në Turqi

Basketboll

Trajnerët nga Kosova në Kursin për Trajnerë në Turqi

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 23:14
Pamje

Katër trajnerë potencialë nga Kosova po qëndrojnë në Stamboll të Turqisë. Vizita e trajnerëve Vigan Radoni, Era Shatri, Arbnor Behrami dhe Bleartë Berisha po bëhet në kuadër të projektit të Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) në FIBA Europe ku marrin pjesë shtetet si Kosova, Turqia, Bullgaria Maqedonia Veriore dhe Rumania.

Ky program është nga 17 deri më 20 tetor në Stamboll të Turqisë.

Kjo është mundësuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që ka për synim zhvillimin për trajnerët vendorë dhe edukimin e tyre. Trajnerë do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja me ata të huaj, si dhe të ndjekin seminaret e basketbollit.

Qëllimi i këtij projekti të FIBA Europe është shkëmbimi i përvojave të shteteve pjesëmarrëse, bashkëveprimi kulturor, ndërtimi i marrëdhënieve dhe fuqizimi i raporteve ndërmjet partnerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat