Derbi i rivalëve të vjetër, Trepça - Peja e Bashkimi - Prishtina

Basketboll

Derbi i rivalëve të vjetër, Trepça - Peja e Bashkimi - Prishtina

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”.

Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.

Sfidë shumë interesante pritet të shtunën në mbrëmje ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje.

Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat