Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë.
Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”.
Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.
Sfidë shumë interesante pritet të shtunën në mbrëmje ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.
Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje.
Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.