Në xhiron e dytë të Superligës Femrat, Bashkimi ka arritur të mposhtë Peja 03 me rezultat 62:51 (14:9, 15:13, 22:13, 11:16).
Çikat e Bashkimit patën një performancë të shkëlqyer, duke dominuar në fazat vendimtare të lojës dhe duke mbajtur kontrollin e ndeshjes në vazhdimësi.
Lojtaret më të dalluara të skuadrës nga Prizreni ishin Aulona Muhadri, me 13 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime, dhe Dana Thompson me 15 pikë dhe 6 kërcime, duke kontribuar në triumfin e skuadrës.
Me këtë fitore, Bashkimi ka dy fitore nga dy ndeshje, ndërsa Peja 03 regjistron një fitore dhe një humbje.