Dramën e fiton Penza në Prishtinë! 

Basketboll

Dramën e fiton Penza në Prishtinë! 

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 20:13
Pamje nga një ndeshje

Penza ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 80:86 (12:18, 19:15, 22:28, 27:25) në një ndeshje dramatike të vlefshme për xhiron e dytë të Superligës Femrat. 

Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në sekondat e fundit, me të dyja skuadrat që treguan intensitet dhe dëshirë për fitore, por Penza arriti të ruajë qetësinë dhe të mbajë epërsinë në momentet vendimtare.

Për skuadrën fituese, më efikaset ishin Joyner Jasmine me 30 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime, si dhe Saranda Daci, e cila shtoi 15 pikë, 13 kërcime dhe 7 asistime, duke udhëhequr ekipin drejt suksesit. 

Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina ka dy humbje, ndërsa Penza vazhdon me bilanc të përkryer prej dy fitoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat