Tirana në basketboll për meshkuj ka arritur të marrë një fitore 89-80 përballë Vllaznisë në ndeshjen e luajtur të shtunën në mbrëmje në pallatin e sportit, “Farie Hoti” në kryeqytet.
Perioda e parë, luftuar dhe e ekuilibruar, gjithçka u mbyll në barazim 21-21.
Në periodën e dytë, Tirana arriti të tregojë forcën duke fituar me rezultatin 29-15.
Shkodranët reaguan në periodën e tretë duke fituar me rezultatin 25-19, por që nuk mjaftoi për të pretenduar përmbysjen.
Perioda e katërt u mbyll me rezultatin 20-19 për bardheblutë dhe rezultati i përgjithshëm 89-80.
Për Tiranën u dallua Agolli me 25 pikë, Ndreca 19 pikë dhe Vogli 17 pikë. Për Vllazninë spikatën Wilkins dhe Walton me nga 19 pike secili.