Janë zhvilluar dy nga tri sfidat e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra.
Fitorja e parë në kampionat për Flamurtarin, që në fushën e tij mundi pa probleme 100-61 Teutën.
Ndeshje pa histori, me vlonjatet që u shkëputën që në fillim, ku u dallua Mahomes me një “triple double” (32 pikë, 11 rebound, 11 asist). Në krye të renditjes qëndron Tirana, me 4 pikë të plota.
Skuadra bardheblu, në “Fahrie Hoti” triumfoi 88-61 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas. Tirana u shkëput thellë që në periodën e parë e më pas administroi avantazhin. Në fushë u dalluan Ikete e Qosja me nga 14 pikë secila.
Kategoria e Parë-Femra, java e dytë
Flamurtari – Teuta, 100-61
Partizani – Elbasani, e shtyrë
Tirana – Studenti, 88-61
Vllaznia (pushim)
Renditja: Tirana 4 pikë, Flamurtari 3 pikë, Partizani 2 pikë, Vllaznia 2 pikë, Teuta 2 pikë, Studenti 2 pikë, Elbasani 0 pikë.