Janë luajtur takimet e javës së dytë të Superligës në basketboll për meshkuj. Sërish një trio në krye të renditjes, tri skuadra që ende nuk kanë pësuar humbje në kampionat.
Besëlidhja kampione mundi 97-70 Kamza Basket, një ndeshje e komanduar nga lezhjanët. Julian Hamati me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë i takimit, lider për ekipin e trajnerit Bilali.
Fitore të rëndësishme korri edhe Tirana, që mundi 89-80 Vllazninë në “Fahrie Hoti”. Lojë me luhatje e të dyja skuadrave, por bardheblutë ishin më të saktë në fund, ku u dallua Hysenagolli me 25 pikë e 13 rebound.
Në fushën e saj fiton pa probleme edhe Teuta, që në “Ramazan Njala” mposhti 93-79 Apoloninë. I zakonshmi Powell me 37 pikë e 11 rebound ishte lojtari më i mirë i takimit për durrsakët.
Superliga-Meshkuj, java e dytë
Kamza Basket – Besëlidhja, 70-97
Teuta – Apolonia, 93-79
Tirana – Vllaznia, 89-80
Renditja: Besëlidhja 4 pikë, Teuta 4 pikë, Tirana 4 pikë, Kamza Basket 2 pikë, Vllaznia 2 pikë, Apolonia 2 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e dytë
Flamurtari – Fieri Basket, 63-77
Partizani – Skënderbeu, 97-82
Elbasani – Pogradeci, 115-69