Trepça sot pret skuadrën skoceze

Basketboll

Trepça sot pret skuadrën skoceze

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 11:38
Trepça

Sot (e mërkure) Trepça do të ketë ndeshjen e tretë në grupet e FIBA Europe Cup, përkatësisht të dytën radhazi në shtëpi.

Mitrovicasit do të ndeshen me Caledonia Gladiators nga Skocia.

Të dy skuadrat kanë nga dy humbje në dy ndeshjet e para në Grupin H të FIBA Europe Cup.

‘Xehetarët’ pësuan nga Dijon 118:73 dhe MHP RIESEN Ludwigsburg 57:70, kurse Caledonia Gladiators pësuan nga MHP RIESEN Ludwigsburg 86:62 dhe Dijon 54:90.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, Dijon dhe Ludwigsburg do të ndeshen për vendin e parë.

Ky është edicioni i dytë radhazi për Trepçën që luan në grupet e FIBA Europe Cup.

Sfida zhvillohet nga ora 18:30 dhe transmetohet në Art Motion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat