NBA ngre siparin e sezonit të ri

Basketboll

NBA ngre siparin e sezonit të ri

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 11:43
Pamje nga ndeshja

Ka nisur sot sezoni i ri 2024-2025 në NBA, teksa janë luajtur dy ndeshjet e para dhe emocionet, rivaliteti e surprizat nuk kanë munguar.

Kampionët e Boston fituan me lehtësi 132-109 ndaj New York, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Tatum me 37 pikë e 10 asist ishte lider në fushë për Celtics, që para ndeshjes morën edhe unazat e titullit kampion.

Me fitore e nis këtë sezon edhe ekipi i Lakers, që në fushën e tij mposhti një rival direkt, Minnesota, me rezultatin 110-1013. Një ndeshje e ekuilibruar, ku shkëlqeu Anthony Davis, autor i 36 pikëve e 13 rebound.

Në fushë zbriti edhe Broony James, djali i LeBron James, duke luajtur së bashku për 2 minuta e 41 sekonda. Ata shkruan historinë e NBA-së, pasi për herë të parë në një ndeshje zyrtare luajnë babë e bir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat