Nga e premtja deri të dielën kampionatet kombëtare të basketbollit do të zhvillojnë ndeshjet e javës së tretë.Kategoria e Parë e femrave do të hapet me dy takimet sot, në orën 16:00 me sfidën Elbasani-Vllaznia, për të lënë vend më pas kryendeshjes së kësaj jave, derbit PartizaniTirana, në orën 20:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Një përballje që garanton rivalitet me dy ekipe pretendete për titullin.
Ndeshja tjetër, Teuta-Studenti do të luhet të shtunën në orën 17:00 në Durrës.
Sot gjithashtu do të zhvillohet edhe një përballje në Kategorinë e Parë për meshkuj, Elbasani-Flamurtari në orën 18:00, për të vijuar të shtunën me sfidat Pogradeci-Partizani (13:30) dhe Skënderbeu-Fieri (17:00).
Takime interesante garanton edhe Superliga, teksa të shtunën në orën 18:00 në Shkodër do të luhet derbi i veriut, Vllaznia-Besëlidhja, ndërsa në orën 19:00 në Durrës do të matin forcat Teuta dhe Tirana. Java e tretë e elitës do të mbyllet të dielën me takimin Apolonia-