Derbi ndërmjet Pejës dhe Bashkimit

Basketboll

Derbi ndërmjet Pejës dhe Bashkimit

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 11:00
Pamje nga një ndeshje

Java e shtatë e ProCredit Superligës pritet të sjellë sfida mjaft interesante.

Takimi i parë është ndërmjet Borës dhe Trepçës, që zhvillohet në Mitrovicë me marrëveshjen e dy klubeve. Prishtinasit kanë një fitore e pesë humbje, kurse kampionët kanë fitore e dy humbje, në edicionin e ri.

Të shtunën do të përballen Peja me Bashkimin. Pejanët kanë dy fitore e katër humbje, derisa prizrenasit gjashtë fitore në gjashtë xhirot e para. Verdhezinjtë synojnë fitoren, pasi kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, derisa Portokallezinjtë synojnë fitoren për të vazhduar pa humbje në elitë.

Takimi i vetëm i së dielës zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit, por që është mjaft i rëndësishëm. Therandasit kanë tri fitore e tri humbje, derisa prizrenasit dy fitore e katër humbje.

Java e shtatë do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, që zhvillohet të hënën. Kryeqytetasit e kanë nisur edicionin me katër fitore e dy humbje, ndërsa kuqezinjtë me dy fitore e katër humbje.

ProCredit Superliga - Java 7

E shtunë

17:00 Bora - Trepça

19:00 Peja - Bashkimi

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli - Proton Cable Prizreni

E hënë

19:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat