Bashkimi triumfon ndaj rivalit lokal

Basketboll

Bashkimi triumfon ndaj rivalit lokal

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 20:38
Pamje nga ndeshja

Në derbin e Prizrenit, Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 65-87 (17:28, 19:23, 13:16, 16:20).

Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të Superligës Femrat.

Bashkimi e mori kontrollin që nga fillimi, duke ndërtuar një epërsi që u rrit vazhdimisht gjatë lojës. Junior 06 Moni Bau u përpoq të mbante ritmin, por Bashkimi vazhdoi të mbizotërojë në të gjitha çerekët.

Me lojë të fortë në mbrojtje dhe sulme efikase, Bashkimi arriti epërsinë më të thellë prej +23 pikësh.

Më të dalluarat për Bashkimin ishin Catereion Thompson me 28 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime, si dhe Aulona Muhadri me 11 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime. Bashkimi ka fituar të tria ndeshjet e deritanishme, ndërsa Junior 06 Moni Bau numëron dy humbje dhe një fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat