Penza vazhdon e pamposhtur 

Basketboll

Penza vazhdon e pamposhtur 

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Penza po shkëlqen në Superligën Femrat, duke e vazhduar serinë e tyre fantastike me tri fitore në tri ndeshje!

Në ndeshjen e fundit, ato triumfuan ndaj Trepçës me rezultat 75:65 (15:18, 24:16, 21:16, 15:15).

Ndeshja filloi me intensitet të lartë, ku Trepça mori avantazhin në çerekun e parë, por Penza u rikthye fuqishëm në të dytin dhe e mbajti epërsinë deri në fund. Çdo çerek solli duele të ashpra dhe aksione spektakolare, ku të dyja skuadrat luftuan për çdo pikë. 

Në këtë fitore të rëndësishme, Saranda Daci u dallua me 28 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Joyner Saquita Jasmine kontribuoi me 31 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime.

Përmes lojës së tyre të shkëlqyer, Penza mbetet e pamposhtur, ndërsa Trepça përpiqet të gjejë ritmin, duke shënuar tri humbje nga tri ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat