LeBron i magjishëm i jep fitoren Lakes

Basketboll

LeBron i magjishëm i jep fitoren Lakes

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 11:25
Pamje nga ndeshja

Kampionët e Boston Celtics kryesojnë renditjen në Konferencën e Lindjes, duke fituar sot 124-118 në fushën e Detroit. Sfidë me rivalitet, ku për miqtë u dalluan Tatum me 37 pikë e Brown me 24 pikë.

Të njëjtin ritëm ndjek edhe skuadra e Lakers në Perëndim, që mundi 131-127 Sacramento. Të gjithë titullarët e Lakers realizuan mbi 16 pikë, ku shkëlqeu LeBron James me një “triple double” (32 pikë, 14 rebounds, 10 asist). Mirë u parazit edhe Davis me 31 pike.

Fitore të rëndësishme arriti jashtë fushe ekipi i Clippers, që falë 37 pikëve të Norman Powell mundi 109-104 Denver (Jokic 41 pikë). Fitoren e parë sezonale arriti Miami, që mundi 114-106 Charlotte (Butler 26 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Denver – Clippers, 104-109

Charlotte – Miami, 106-114

Detroit – Boston, 118-124

Washington – Cleveland, 116-135

Chicago – Oklahoma, 95-114

Memphis – Orlando, 124-111

Minnesota – Toronto, 112-101

San Antonio – Houston, 109-106

Phoenix – Dallas, 114-102

Lakers – Sacramento, 131-127

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat