Janë luajtur ndeshjet e javës së tretë të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione fitoi 95-84 ndaj Vllaznisë në Shkodër, në një ndeshje me emocione deri në fund.
Lezhjanët patën një epërsi të lehtë në pjesën e dytë, por pa mundur të krijojnë një diferencë të madhe. Hamati me 27 pikë e 17 rebound ishte shënuesi më i mirë e lider për Besëlidhjen, ndërsa për shkodranët u dallua Wilkins me 21 pikë.
Në Durrës, skuadra e Tiranës fitoi në sekondat e fundit 64-63 ndaj Teutës, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Husenagolli me 17 pikë e 13 rebound ishte shënuesi më i mirë për Tiranën, ndërsa 41 pikët e dyshes Jalon-Powell mbetën për statistikë.
Në Kategorinë e Parë për meshkuj, Partizani dhe Elbasani udhëheqin klasifikimin me 6 pikë të plota, duke fituar edhe në ndeshjet e javës së 3-të, respektivisht ndaj Pogradecit e Flamurtarit. Pas tyre ndodhet Skënderbeu, që mundi 77-75 Fieri Basket.
Superliga-Meshkuj, java e 3-të
Teuta – Tirana, 63-64
Vllaznia – Besëlidhja, 84-95
Apolonia – Kamza Basket, 27 tetor
Renditja: Besëlidhja 6 pikë, Tirana 6 pikë, Teuta 5 pikë, Vllaznia 3 pikë, Kamza Basket 2 pikë, Apolonia 2 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e dytë
Elbasani – Flamurtari, 97-66
Pogradeci – Partizani, 79-86
Skënderbeu – Fieri Basket, 77-75
Renditja: Elbasani 6 pikë, Partizani 6 pikë, Skënderbeu 5 pikë, Fieri Basket 4 pikë, Flamurtari 3 pikë, Pogradeci 3 pikë.