Basketbollistët e Shkupit kanë shënuar fitoren e parë në Ligën e Parë të Maqedonisë, pasi mbrëmë kanë festuar ndaj skuadrës së Vardarit me rezultat bindës 89-68.
Nikoqiri luajti më mirë në pjesën e parë dhe triumfin e paralajmëroi në çerekun e dytë, ndërsa në pushim shkuan me rezultat 48-37.
Dhjetë minutat e fundit ishin rutinë për ekipin nga Çairi, i cili arriti të shkatërrojë plotësisht kundërshtarin dhe në fund festoi me rezultatin përfundimtar 89-68, duke arritur fitoren e parë në shoqërinë elitare.
Pesë basketbollistë ishin dyshifrorë te Shkupi dhe individi më i mirë ishte Deacon Williams me 19 pikë. Në anën tjetër Benjamin Stevens shënoi një pikë më pak.