Tirana fitoi 82-60 Partizanin në derbin e kryeqytetit në basketboll për femra, duke udhëhequr i vetëm klasifikimin pas javës së tretë.
Edhe pse të “kuqtë” e nisën më mirë ndeshjen, duke u shkëputur 19-8 në periodën e parë, bardheblutë rikuperojnë e barazojnë shifrat në fund të pjesës së parë, 34-34.
Në 20 minutat e dyta takimi nuk ka histori, me Tiranën që shkëputet vazhdimisht, duke e dominuar lojën. Te Partizani mungoi lojtarja-lider në fushë, ndërsa për Tiranën u dalluan Davis me 22 pikë e 12 rebound, mbështetur nga Qosja me 19 pikë.
Një sukses të rëndësishëm korri Studenti, që falë 38 pikëve e 13 rebound të Marina Pëllumbi, si dhe 45 pikëve të dyshes Gjergji-Spahiu, mundi 94-76 Teutën në Durrës. Jashtë fushe fiton edhe Vllaznia, 79-59 në Elbasan, takim ku shkëlqeu Rreshpja me 30 piko e 10 rebound.
Kategoria e Parë-Femra, java e 3-të
Partizani – Tirana, 60-82
Elbasani – Vllaznia, 59-79
Teuta – Studenti, 76-94
Flamurtari (pushim)
Renditja: Tirana 6 pikë, Partizani 5 pikë, Vllaznia 4 pikë, Studenti 2 pikë, Flamurtari 3 pikë, Teuta 3 pikë, Elbasani 2 pikë.