Boston Celtics vijon të jetë i pamposhtur në NBA, duke korrur sot fitoren e katërt radhazi. Kampionët mundën 119-108 rivalët e Milwaukee, në një ndeshje të dominuar prej tyre.
Kolektiviteti i Boston bëri diferencën, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Brown 30 pikë). Për Bucks, Lillard me 33 pikë e Antetokounmpo me 30 nuk mjaftuan për të fituar.
Me 4 fitore edhe ekipi i Cleveland, që sot fitoi 110-104 në fushën e New York. Garland me 34 pikë ishte lider për Cavaliers. Humbjen e parë sezonale pësoi skuadra e Lakers, që u mund 109-105 nga Phoenix.
Sfidë e ekuilibruar, ku dyshja Booker-Durant realizoi 63 pikë së bashku për Suns. Fitore të vështirë jashtë fushe korri Chicago, që mundi 126-123 Memphis (LaVine 30 pikë).
Fitorja e parë sezonale për Denver, që mundi në kohën shtesë Toronto 127-125. Jokic me 40 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për miqtë.
NBA-Rezultatet e sotme
Orlando – Indiana, 119-115
Atlanta – Washington, 119-121
Boston – Milwaukee, 119-108
Miami – Detroit, 106-98
New York – Cleveland, 104-110
Toronto – Denver, 125-127
Memphis – Chicago, 123-126
San Antonio – Houston, 101-106
Dallas – Utah Jazz, 110-102
Phoenix – Lakers, 109-105
Sacramento – Portland, 111-98