Bernarda Rreshpja dhe Cameron Hamilton, MVP në javën e tretë

Basketboll

Bernarda Rreshpja dhe Cameron Hamilton, MVP në javën e tretë

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:35
Bernarda Rreshpja dhe Cameron Hamilton

Kampionatet kombëtare të basketbollit mbyllën javën e tretë të sezonit të rregullit, si te femrat, gjithashtu edhe te meshkujt. Si zakonisht, duke iu referuar statistikave të Federatës Shqiptare të Basketbollit, janë shpallur lojtarët dhe formacionet më të mira të javës.

FEMRAT – Në Kategorinë e Parë për femra, Bernarda Rreshpja mbetet “e abonuar” me vlerësimet MVP, teksa ishte sërish lojtarja me rendimentin më të lartë. Kapitenia e Vllaznisë shkëlqeu në suksesin që vajzat kuqeblu shënuan në transfertë kundër Elbasanit. Rreshpja e mbylli me 30 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime, për të shënuar indeksin 42, duke vijuar kështu serinë e paraqitjeve fantastike me Vllazninë.

Me Rreshpjen si më të mirën e javës, formacioni plotësohet me radhë nga Marina Pëllumbi e Studentit (38 pikë, 13 kërcime, 3 asistime, indeksi 38), Jainaya Jones e Teutës (37 pikë, 10 kërcime, 6 asistime, indeksi 38), Anisa Bokrina sërish nga Vllaznia (24 pikë, 10 kërcime, 4 asistime, indeksi 31) dhe A’lexxus Davis (22 pikë, 12 kërcime, 1 asistim, indeksi 31), e cila spikati në fitoren e Tiranës në derbin ndaj Partizanit.

MESHKUJT – Në Superligën e meshkujve vlerësimin MVP për javën e tretë e meritoi Cameron Hamilton i Apolonisë. Ndonëse fierakët u mundën në shtëpi nga Kamza, amerikani ishte protagonist i një performance super në parket. Hamilton e filloi ndeshjen nga stoli, për ta mbyllur me statistika mbresëlënëse, teksa regjistroi 33 pikë, 11 kërcime, dhe 8 asistime, duke fiksuar indeksi 43, më të lartin e javës.

Ndërkohë më tej pesëshja e javës kompletohet nga Elijah Nnanabu i Kamzës (31 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, indeksi 34), Julian Hamati i Besëlidhjes (27 pikë, 17 kërcime, 2 asistime, indeksi 34), si dhe dy amerikanët e Teutës, Jalon Andrews (21 pikë, 14 kërcime, 1 asistim, indeksi 27) dhe Bryan Powell (20 pikë, 10 kërcime, 1 asistim, indeksi 25).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat