Sarin në krye të Vëllaznimit

Basketboll

Sarin në krye të Vëllaznimit

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2024 Në ora: 12:40
Jeronimo Sarin

Klubi i basketbollit Vëllaznimi i Gjakovës ka emëruar kryetrajner të ri , Jeronimo Sarin.

Gjakovarët synojnë plasman sa më të mirë në elitën e basketbollit të Kosovës. 

“Jeronimo Sarin kryetrajner i ri i kuqezinjëve! 

Dje debutoi me fitore të madhe trajneri i ri i ekipit tonë, Jeronimo Sarin, dhe i cili do të udhëheq skuadrën në vazhdim të edicionit. 

50 - vjeçari nga Shibeniku, është emër i njohur për basketbollin tonë pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra të tjera në vendin tonë, ku fillimisht me Prishtinën në vitin 2017 e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, pastaj në vitin 2019, punoi te Bashkimi e në po të njejtin vit drejtoi edhe ekipin e Pejës.

 Sarin ka punuar si trajner edhe në Turqi, Poloni, Belgjikë, Francë, Austri, Republikë Çeke, si dhe në vendlindje në Kroaci, duke drejtuar disa skuadra. Pikërisht ekipi i fundit që ka drejtuar, ka qenë Dubrava nga Kroacia, ku punoi për tri edicione dhe tregoi rezultate shumë të mira”, ka njoftuar KB Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat