Është bërë tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës në basketboll te meshkujt, sipas sistemit të Bergerit dhe në bazë të renditjes pas shtatë xhirove të zhvilluara në kuadër të ProCredit Superliga.
Në ndeshjet çerekfinale ndeshen skuadrat 1-8, 2-7; 3-6 dhe 4-5.
Si nikoqir në ndeshjet e para do të luajnë skuadrat më poshtë të renditura në momentin e tërheqjes së shortit, kurse në ndeshjet e kthimit, si nikoqir do të luajnë skuadrat më lartë të renditura.
Në bazë të renditjes, Bora e fundit do të ndeshet me liderin Bashkimin, kurse Proton Cable Prizreni do të përballet me fituesen aktuale Trepçën. Çerekfinalja do të dhurojë spektakël në sfidën e rivalëve të vjetër Pejës dhe Sigal Prishtinës, që duan kalimin në gjysmëfinale. Takim po ashtu interesant shihet mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.
Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës:
Bora - Bashkimi
Proton Cable Prizreni - Trepça
Peja - Sigal Prishtina
Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli