Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin nëntor.
Dardanët më 21 nëntor do të jenë mysafirë të Zvicrës, derisa më 24 ndaj Irlandës.
Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Jean-Denys Choulet, ka publikuar listën e gjerë me 19 basketbollistë para grumbullimit më 12 nëntor.
Dominic Artis rikthehet te Dardanët, derisa lojtarët tjerë luajnë në ProCredit Superligë.
Dardanët më 20 nëntor do të udhëtojnë drejt Bernës, ku do të publikohet lista me 12 lojtarë.