Barcelona dhe Zhalgiris Kaunas janë dy skuadrat që kryesojnë renditjen e Euroligës pas ndeshjeve të raundit të gjashtë.
Këto ekipe kanë nga 5 fitore (edhe 1 humbje), duke triumfuar në përballjet e fundit.
Katalanasit mundën 97-88 turqit e Anadollu Efesit në Stamboll, ndërsa lituanezët triumfuan në sekondat e fundit 86-84 ndaj serbëve të Crvena Zvezdës. Pas këtyre dy skuadrave vijnë 5 ekipe që kanë nga katër fitore.
Ato janë: Kampionët në fuqi të Panatinaikos, Baskonia Gasteiz, Monako, Fenerbahçe dhe Bajern Munihu, që synojnë një vend në “play off”. Renditjen e mbyllin dy ekipet italiane të Virtus Bolonja e Armani Milano, me nga 1 fitore.
Euroliga – Raundi i 6-të
Anadolu Efes – Barcelona, 88-97
Alba Berlin – Paris Basketball, 83-92
Fenerbahçe – Maccabi Tel Aviv, 84-82
Olympiakos – Real Madrid, 79-69
Baskonia Gasteiz – Armani Milano, 88-83
Virtus Bolonja – Bajern Munih, 84-87
Zhalgiris Kaunas – Crvena Zvezda, 86-84
Panatinaikos – Villeurbanne, 92-68
Partizan Beograd – Monako, 74-79