Sot me filim prej orës 18:00 në sallën sportive “Shaban Tërstena” do të luhet derbi i javës së pestë në basketbollin vendor, në mes të BC Çair dhe MZT Skopje.
Sfida në fjalë nga ana e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut është shpallë me rrezik të lartë.
Trajneri i skuadrës shqiptare, Erhan Ramadan, ka një mesazh para derbit.
“Jemi të përgatitur maksimalisht dhe do të luftojmë deri në pikën e fundit që ta fitojnë ndeshjen.
Shpresojmë që me përkrahjen e publikut do t’ia arrijmë qëllimit.
Me përkrahjen ndaj ekipit tonë të jenë lojtari i gjashtë dhe gjithcka të kalojë në frymë sportive fer dhe korrekte”, deklaroi trajneri Erhan Ramadan.