Panathinaikos fitoi në Beograd ndaj Crvena Zvezdes 77:81 në një betejë të vështirë sa fizike aq edhe psikologjike për lojtarët. Mbyllet kështu java e 7-të në Euroligë ku dhe renditja në mënyrë surprizuese gjen Zalgiris kryesuese pas fitores me Monacon, por ndërkohë me këtë sukses Panathinaikos ngjitet në vend të dytë me vetëm një fitore larg vendit të parë.
Në periodën e parë skuadra vendase mundi që të vendoste direkt diktatin me një seri gjuajtjesh të sakta që më tej, në periodën e dytë u konsolidua teksa shpertheu Isiah Canan me 4 trepikësha të njëpasnjëshëm. Eshte ky momenti ku Crvena Zvezda kaloi nga -1 në +14 pikë me një parcial 15-0 kur shifrat shënonin 44-30.
Në periodën e tretë Zvezda sërish nisi të shënojë rregullisht për tri pikë në të kundërt në këtë element Panathinaikos vuan. Megjithatë, falë depërtimeve të sakta të Nunn dhe Hernangomez mundën që brenda kësaj periode ta barazonin rezultatin. Në periodën e katërt ngjitët në katedër Kostas Slukas, i cili me koshat e tij vendimtar e barazon lojën kur shifrat shënonin 75-75 e me pas të gjelbërit dalin në avantazh falë Broën dhe Nunn.
Në fund tentativat e skuadrës serbe nuk sjellin asgjë dhe kështu Panathinaikos largohet nga Beogradi me një fitore me shumë peshë dhe mbi të gjitha mes një tensioni të madh sidomos kundrejt Matias Lesort, për të cilin koret fyese nuk u ndalën për gjatë gjithë ndeshjes.
Crvena Zvezda me këtë humbje zbret në vend të 12-të, ndërsa Panathinaikos përgatitet për javën e ardhshme ku e pret derbi i madh i Evropës, ai kundër Olimpiakos në Athinë.