Basketbollistët e Çairit pas një beteje të madhe trimfuan ndaj kampionit, MZT “Skopje” me rezultat 95-94, pas lojës shtesë.
Në sallën sportive “Shaban Tërstena” në kuadrin e javës së pestë të Ligës së parë të basketbollit, të mbështetur nga tifozët e flaktë, vendësit me meritë festuan fitoren e madhe.
“Premtimin e mbajtëm dhe shkruam histori. Ashtu edhe sic e thash para lojës se do të fitojmë, ashtu edhe doli.
Kemi besuar shumë në fitore dhe kjo shihej nga loja jonë, ku të gjithë lojtarët e dhanë maksimumin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Publiku ishte fantastic, më i miri në botë, pa problem dhe me kulturë, treguam se jemi për sport dhe për basketball”, deklaroi për Open-TV trajneri Erhan Ramadani.